Bllokohen dhjetra miliardë dollarë të USAID, Rubio: 18% të fondeve do menaxhohen nga Departamenti i Shtetit

Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio, njoftoi se administrata e presidentit Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kjo masë pason një auditim të kryer nga stafi i Elon Musk, që ka rezultuar në anulimin e 5,200 kontratave dhe shpenzimin e dhjetëra miliardave dollarëve, pa shërbyer në interesat kombëtare të SHBA

Programet që mbeten, përkatësisht 18%, do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit për të siguruar efikasitet më të madh.

“Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”, shkruan Rubio në postimin e tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon Vjosa Osmanin për shpërndarjen e Parlamentit

Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të …