Ku është zhdukur koordinatori i Ramës për krimin në Durrës?

Ku është sot Ergys Agasi ai që konsiderohet si njeriu që lidh Ramën me kerërt e bandave të krimit të organizuar?

Sipas Ahmetajt, Ergys Agasi është një nga ndërmjetësit kryesorë të Ramës me mafian dhe trafikantët e drogës.

“Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju?”, tha Ahmetaj në një nga intervistat e tij.

“Ka shumë socialist, por nuk ka parti. Pse mo, për Ergys Agasin votuan shqiptarët? Votuan që Ergys Agasi të drejtojë Shqipërinë? Çfarë do Ergys Agasi me Ramën në Davos dhe Emirate? Pirro Vëngu nuk ka lidhje, por sistemi ipatronazhimit politik është kthyer në patronazhimin e bukës. Ata kërcënojnë punonjësit e administratës ”, tha Arben Ahmetaj.

Ka shumë pikëpyetje mbi rolin që po luan në këtë fillim fushate koordinatori i krimit të Ramës në Durrës. Burimet flasin për një izolim dhe fshehje të tij. Bota e krimit është në telashe, Ergys Agasi po ashtu është shumë në telashe dhe duket se nuk do ta ketë të lehtë në ditët e ardhshme.

About Krye Redaktor

Check Also

Deputetja e PS sherr me Ramën/ “Kadastra është vënë në shërbim të grupeve kriminale…”

Një përplasje e paprecedentë brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Qeverisë, pak …