CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Primaret/ Berisha: Fjalën për kandidaturat e ka pasur anëtarësia e PD, deri tani nuk ka asnjë listë kandidatësh

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se fjalën e fundit për emrat e kandidaturave që do të dalin për në zgjedhjet e 11 majit, e ka pasur anëtarësia e PD, përmes procesit të Primareve.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se deri më tani nuk ka asnjë listë kandidatësh, pasi ende nuk është përmbyllur procesi i diskutimeve dhe përfundimit të tyre.

“Të falënderoj për pyetjen. Kësaj radhe, fjalën për kandidaturat e kanë patur, siç e keni parë vet, anëtarësia e PD në primaret e organizuara në përgjegjësinë direkte të udhëheqësit të qarkut. Kjo është e vërteta.

Asnjë kryetar qarku nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga Sali Berisha apo kush tjetër, por ka qenë ai udhëheqës fuqiplotë i procesit të primareve mbi bazën e kritereve të caktuara. Kështu që, listat pak a shumë i kanë bërë anëtarët, propozimet.

Natyrisht, e kam theksuar, do ketë këto modifikime: gratë, është përcaktim statutor. Të rinjtë, është përcaktim statutor. Dhe e them këtu, përfaqësime, meqë jemi rajonal, ndonjëherë të komuniteteve, që për ndonjë arsye apo ndonjë tjetër nuk kanë pozicionin e duhur por që meritojnë përfaqësimin. Ata nuk mund të mbeten pa përfaqësim. Komunitetet e mëdha, sepse i krijon qarku këto. Pra, do jenë korrigjime fare të lehta. Do kenë korrigjime, sigurisht, kjo nuk mund të diksutohet, për këto arsye që thashë. Por, nga ana tjetër listat e PD i ka bërë anëtarësia.

Kryetarët e qarqeve do jenë aty, do japin mendimet e tyre. Kryesia do vendosë. Nuk është në mënyrë absolute gjer sot asnjë listë e asnjë qarku e diskutuar apo e përfunduar, përveçse e atyre që ka bërë vet anëtarësia”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama dështoi të më bindë për të shkrirë Skapin

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron sërish se kryeministri Edi Rama kërkoi të bashkonte votat …