Plas në PS për listën e Fierit

Në një intervistë për News24, deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka komentuar kandidimin e Ceno Klosit në listën e Fierit për zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se nuk është e përshtatshme që personat nën hetim nga SPAK të kandidojnë.

Koçi ka theksuar se një individ që ka një hetim serioz nga SPAK, që mund ta çojë në statusin e të pandehurit, duhet të shmangë kandidaturën për t’i hapur rrugë fushatës më të pastër dhe për të mos i dhënë mundësi opozitës për ta sulmuar.

Ai ka bërë thirrje që këta individë të mos paraqiten si kandidatë në zgjedhje, pasi një gjë e tillë mund të dëmtojë fushatën dhe imazhin e Partisë Socialiste.

“Do ishte në nderin e çdo kandidati, që nëse ka hetim serioz nga SPAK (kur është proces që mund të të çojë në statusin e të pandehurit), duhet që vetë personi të mos kandidojë. Nuk është e mirë për fushatën. Kjo, sepse i jep mundësi Koalicionit të Shëmtisë Madhështore që të thotë që ky individ kështu e ashtu. Megjithëse aty ka njerëz që kanë probleme me drejtësinë. Nuk i duhet dhënë mundësi këtij grupimi që të na sulmojë qoftë dhe me kandidatë aty-këtu. Unë iu bëj thirrje personave të tillë mos të kandidojnë”, tha deputeti Petro Koçi.

Kujtojmë që Ceno Klosi është nën hetim nga SPAK për 4 vepra të rënda penale, ndërkohë që ai po tentohet të katapultohet në listën e socialistëve të Fierit./Balkanweb

About Krye Redaktor

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …