Vëzhguesi amerikan nuk lejohet të marrë pjesë në seancën e Veliajt!

Vëzhguesi amerikan, Joshua Roberts nuk është lejuar të marrë pjesë në sallën e gjyqit në seancën që po zhvillohet për Erion Veliajn.

Trupa gjykuese se ka pranuar Roberts sepse nuk plotësonte kriteret ligjore.

Seanca e sotme në Apelin e GJKKO po zhvillohet për shqyrtimin e ankimimit të Veliajt për ndryshim mase sigurie. Gjyqtari që shqyrton ankimimin është Engert Pëllumbi.

Ditën e djeshme shtetasi amerikan Joshua.E.Roberts, u paraqit si vëzhguesi i procesit ligjor të kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliajt.

About Redaksia

Check Also

Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve …