Pse Veliaj kërkoi praninë e mediave të dirigjuara nga burgu kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo vetëm kaq, por dhe të paguara nga inceneratorët që nuk ekzistojnë, mediat e pushtetit që janë të dirigjuara me telefonata nga burgu, nxorën lajmin se kryebashkiaku i Tiranës kishte kërkuar që seanca të bëhej me dyert të hapura në GJKKO, këtë e kërkoi kur foli vetë.

Po pse ky veprim i Veliajt?

Veprimi i Erion Veliajt sërish është një truk, një skemë, një skenar i qartë, pasi ligji e përcakton qartë.

Në masat e sigurisë nuk ka seanca me dyer të hapura pasi ka fakte dhe prova paraprake të cilat duhet të mbahen sekrete.

Po çfarë ndodhi?

Dje, menjëherë nga avokatët dhe të pranishmit në seancë doli lajmi për provat e reja të paraqitura nga SPAK dhe kishin kërkuar shtyrjen e seancës që avokatët të njiheshin me provat.

GJKKO pranoi kërkesën e tyre dhe të gjithë gazetarët qenë në dijeni pas komunikimeve me burimet e tyre se ishin përmendur emra gazetarësh fakte dhe prova të reja.

Menjëherë në të njëjta media që përmendëm më sipër u ngrit alibia se faktet ishin nxjerrë nga prokurorët kur në të vërtetë gjithçka ishte krejt ndryshe.

U përpoqën për 24 orë të vazhdonin lojën e tyre dhe sot e faktuan këtë me gojën e kryebashkiakut trë Tiranës i cili kërkonte mediat të pranishme në seancë kur kjo ishte e pamundur ligjërisht. Pra nuk ishte një kërkesë e ligjshme por sërish një lojë e kryebashkiakut pasi ai ishte në dijeni shumë mirë së bashku me avoktatët e tij se nuk mund të ishin të pranishme mediat në këtë lloj seance.

Ajo që ishte aspak e çuditshme vinte si informacion në mediat që prej kohësh sulmojnë prokurorët, që prej kohësh bëjnë avokatinë e Veliajt, të cilat në kohë reale, në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkt nga seanca gjyqësore raportinin çfarë kishin thënë avokatët, çfarë po kërkonin, çfarë po thoshte Veliaj e kështu me radhë.

Tashmë duke mjaft e qartë pse e kërkoi Erion Veliaj seancën e hapur me mediat dhe kush i ka nxjerrë informacionet të cilat duhet të mos ishin publike por siç e parashikon ligji në seancat paraprake të jenë sekrete ose konfidente midis palëve që marrin pjesë në gjyq.

Ndodhi që dje rrodhi informacioni që doli nga dosjet që i kishin avokatët, ndodhi që sot rrodhi informacioni nga mediat e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përgjigjen e pyetjes kush i nxori, si i nxori, pse i nxori, kush i dirigjo, e ka SPAK me faket dhe provat janë të dalë dhe në mediat e kryebashkiakut Veliaj./ CNA

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …