Ata e siguruan znj. Kos se Partia Demokratike mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, duke qenë forca politike që e nisi këtë proces dhe synon ta përmbyllë atë. Opozita kërkon që ky proces të bazohet në meritë dhe reforma konkrete, jo të vijë si një dhuratë. Ndërkohë, zgjedhjet e 11 majit ishin në qendër të diskutimit, me shqetësime mbi përdorimin e burimeve shtetërore, presionin ndaj votuesve dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar. Për këtë arsye, PD kërkoi një vëzhgim më të rreptë të BE-së mbi integritetin e zgjedhjeve.



Së bashku me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit znj. Jorida Tabaku dhe NënKryetarin e Kuvendit z. Agron Gjekmarkaj, zhvilluam një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, znj. Marta Kos.
E siguruam se, opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces dhe po Partia Demokratike do ta përfundoje atë. Ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë.
Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku znj. Kos u njoh me shqetësimet legjitime të PD, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e krimit të organizuar në proces.
Me këmbëngulje kërkuam që Bashkimi Europian të monitorojë me vëmendje edhe më të shtuar procesin elektorat për zgjedhjet e 11 Majit.
Gazeta RD