Lalo: Hekurudha shqiptare ka përjetuar humbje të vazhdueshme financiare

Në prezantimin e programit të qeverisjes për vitet 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin, ku mori pjesë edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte inxhineri Erjon Lalo, ku cilësoi se vitet e fundit bie në sy një shmangie e Shqipërisë nga rruga kryesore e kalimit të mallrave.

Erjon Lalo

Hekurudha që në zanafillën e saj gjatë revolucionit industrial ka ndihmuar në zhvillimin e shpejtë të ekonomisë ndërmjet transportit me leverdi të mallrave dhe njerëzve, pra duke ulur ndjeshëm koston e transportit. Ndërlidhja e rrjetit hekurudhor me qendrarat e banaura, portet, zonat agrare, zonat e minierave, rrjeti ynë hekurudhor pavarsisht se nuk ekziston, që në vitin 2018 është pjesë e zgjerimit të mundshëm të korridoreve europiane të zgjerimit hetimor.

Vitet e fundit bie në sy një shmangie e Shqipërisë nga rruga kryesore e kalimit të mallrave. Kjo vjen si pasojë e epatisë së sektorit dhe mungesës së reformave konkrete. Sot hekurdha shqiptare raporton një fluks esatar prej 300 veta në muaj për vitin 2024. Hekurudha shqiptare e cila operen si shoqëri aksionere ka përjetuar humbje të vazhdueshme financiare ndër vite. Shkaktari kryesor i këtij rrënimi është keqmenaxhimi ku institucioni është përdorur për punësime politikisht, veçanërisht në rajonin e Durrësit. Gjatë 12 viteve të sundimit të kësaj qeverie ka nisur rikonstruksioni i këtyre dy segmenteve të cilat nuk janë përfunduar ende.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Zhupa: “Mallkimi i flamingove” zuri aksionerët, “revolucioni i flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e …