Nga Ndriçim KULLA
Këtu në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë koha ecën ndryshe nga koha e lirisë në botën e perëndimit. Prandaj nuk na del koha që punët ti bëjmë mirë dhe shpejt duke lënë shpesh në batak shumë probleme të rëndësishme shoqërore të cilat në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër ato do transformohen në pengesa të thella për vetë lirinë tone.
Në lidhje me këtë parashtrim pohoj, se para disa kohësh kam shkruajtur një opinion në të cilin kam shprehur shqetësimin tim për parathënien që i bëri kryeministri shqiptar mbylljes së Tik- Tokut.
Jam munduar të arsyetoj, se mbyllja e kësaj platforme digjitale, nuk ka absolutisht shkaqe psikologjike, sociologjike ose pedagogjike, që lidhen me stimulimin e dhunës së të rinjve dhe fëmijëve, siç mundohet të justifikohet kryeministri.
Nuk kemi pare asnjë prove, që ky regjim të jetë shqetësuar qoftë edhe një rast të vetëm për edukimin e fëmijëve në raport me zhvillimin e teknologjisë digjitale.
Edi Rama për të gjetur gënjeshtrën dhe për ta vendosur atë mbi të vërtetën fatkeqësisht, është gjeniu i mbrapshtisë.
Është frika e sondazheve në Tik Tok dhe më shumë barazia që iu jep kjo platformë të gjitha grupimeve të shoqërisë.
Pa asnjë mëdyshje se të gjithë ata që kanë interes të sinqertë për fjalën e lire, e cila i ushqen njerëzit me ide, racionalitet, oponencë dhe frymëmarrje të pastër demokratike, Tik- Tokun e ardhur rishtas në rrjetet tona sociale, e shikojnë si një aleat të pa censuruar të fjalës se lirë. Vetë nuk jam frekuentues i kësaj platforme, ose pothuajse pak, sa për të verifikuar në raport me interesat e mia perceptimin e tërë shoqërisë për jetën politike, kulturore, njerëzore, ekonomike në të gjithë tërësinë e saj. Në kushtet konkrete në të cilat ndodhet Shqipëria e bunkerizuar nga censurimi i fjalës së lirë, në një Shqipëri që lajmi del vetëm nga gryka e bunkerit, kur ekranet dhe mediat e tjera janë realisht monopolizimi i pushtetit, e vërteta gjeti një kanal të ngushtë komunikimi për të hyrë në mendjet e asfiksuara të njerëzve me pak oksigjen të pastër.
Pikërisht në rrethana të tilla që ka krijuar diktatura hibride, i bënë njerëzit e profesioneve të ndryshme të gjejnë pak strehë për të promovuar bizneset, profilet e tyre ose për të mësuar të vërtetën e cila në mediat e qeverisë ose në mjaftë rrjete sociale qarkullon e gjymtuar ose e shpërfytyruar.
Tim Toku është një mundësi më e ndershme dhe e pa kufizuar për të pare dhe për të dëgjuar që njerëzit të mësojnë apo të shpërndajnë atë që duan.
Kjo mundësi, për te mësuar se çfarë po ndodh rreth botës sonë, është kërcënuar të ndërpritet nga fillimi i javës që vjen. Regjimi i vuri gërshërën, si dikur në kohën e Republikës Komuniste të Enver Hoxhës, që e kishte bërë të pa mundur lirshmërinë e qarkullimit të valëve të shtypit të lirë dhe kulturës perëndimore.
Pse Edi Rama zgjodhi pikërisht vigjiljen e zgjedhjeve parlamentare të ndalimit të kësaj platforme?.
Kësaj pyetje përgjigja i vjen vetvetiu menjëherë. Zgjedhjet parlamentare. E kanë shndërruar në një personazh totalisht tragjik, ku sytë e tij i pickohen nga pikëçuditjet që po e tmerrojnë. E vërteta e lirë po i sjell prozhektorët e dritës për rreth botës së tij të errët politike dhe me fitoren historike të Donald Trampit e ka të vështirë që ti mjegulloj më gjërat siç ka bërë me mediat sorosiane në Evropë dhe në Amerikë, apo me pothuajse tërë mediat e regjimit që ka nën kontroll dhe të cilat po i ushqen me tagjinë e parave të vjedhura të inceneratorëve, drogës dhe tërë parave të pista.
Tik toku, që nga momenti që iu hapën valët dhe qarkullonte në të gjithë hapësirën e vendit tonë, ishte rast unikal, sepse skanon opinionin e përgjithshëm në mënyrën e tij tërheqëse dhe divulgative, se çfarë ndodh në vendin tonë. Gjithçka zhvillohet pa filtër në një përmasë të lirë dhe kjo e shqetëson regjimin.
Nuk dua të tregohem gjitholog. Por jurist shumë te specializuar kanë dhënë gjykimin profesionist për këtë arbitraritet.
Mbyllja e Tik Tokut është me të dyja këmbët censurë. Por po qe se kemi parasysh strategjinë sorosiste të kulturës wokë ajo është censurë e fjalës së lirë, opinionit të lirë dhe të vërtetës.
Përtej perdeve të zeza të asaj që shumë të vërteta fshihen, duket, se kjo masë e paralajmëruar më parë është një qokë për babain shpirtëror Sorosin plak dhe të birin e tij. Me këtë ai po iu jep mesazhin e koduar direkt: “Shihni se çfarë pune që unë po bëj. Misioni vazhdon, unë nuk jam dorëzuar”
Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne në këto kushte kur shtypi kombëtarë ka vdekur dhe të vërtetën e fshehë dhe e tjetërson brenda koridoreve të errëta të regjimit?
Duhet të rezistojmë dhe sidomos në këto kohë kritike, ku regjimi po na i mbyll edhe këtë platformë sociale, për të vazhduar me diktat vazhdimin e gënjeshtrës së tij të madhe.
Le t’ua shkatërrojmë audiencën e mediave të regjimit dhe me pushtetin e rrjeteve sociale dhe fuqisë së tyre, për të qenë sa më të pakontrolluar nga dora e pushtetit. Media kombëtare shqiptare ka vdekur tashmë. Le të bërtasim edhe një here refrenin edhe më fort: rrofshin mediat sociale, si zëri i vërtetë i popullit, rroftë revolta popullore nëpër këto media, që me siguri një ditë do t’ua shuajë audiencën dhe do t’i detyrojë mediat kombëtare t’i vënë gishtin kokës dhe t’i kthehen popullit, kombit, profesionalizmit, në të gjitha dimensionet e jetës kombëtare.
Media kombëtare shqiptare ka vdekur.