Berisha: Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars ora 19:00, qytetarët të bashkohen në protestën para Kryeministrisë kundër vendimit të Edi Ramës për të mbyllur platformën sociale TikTok.

‘Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është zgjedhje’, thekson Berisha në thirrjen e tij.

“Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë. Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është zgjedhje. Bashkohuni me ne!”, shkruan Berisha në Facebook.

About Redaksia

Check Also

“U shpalla i ndaluar, jo non grata”/ Berisha zbulon si u rikthye në SHBA

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” se si arriti të rikthehej …