CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Parametrat e rrugës së Arbrit janë copë-copë! Me Ramën 27 km kanë kushtuar 450 mln euro

Kryetari i PD, Sali Berisha, rrugën e Arbrit e ka cilësuar aspak me standardet e sigurisë rrugore, pasi parametrat e saj nuk janë ato të duhurat.

Berisha tha se, tuneli është ndërtuar duke shkelur kushtet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës, ndër të cilat kompanitë daneze, edhe pse zona është problematike, duke shtuar se nën qeverisjen e Ramnës, vetëm 27 km të rrugës së Arbrit kanë kushtuar 450 milionë euro.

“Rruga e Arbrit inaugurohet 16 vite pas fillimit të saj. Jo plotësisht bile. 32 kilometra të kësaj rruge u inauguruan para vitit 2013. 27 kilometra rrugë të parashikuara për 160 mln euro, kanë shkuar gjer tani 450 mln euro. Dmth, 3 herë mbi parashikimin. 1 kilometër i saj ka kushtuar 1.2 herë më shtrenjtë se 1 km i Rrugës së Kombit.

Tuneli  i Murrizit është inauguruar gjer sot sipas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, nga 2022 tre herë. Është shpallur që do të inaugurohet këtë datë e këtë datë dhe nuk është inauguruar ndonjëherë.

Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë, sepse në vlerësimin tim tuneli është ndërtuar duke shkelur kondicionet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës, ndër të cilat kompanitë daneze etj. Uroj edhe njëherë që të jetë i suksesshëm më së fundi. Por zona është realisht problematike.

Kurse parametrat e tjera të asaj rruge janë copë, copë. Nuk ka asnjë parametër, asnjë standard që duhet të plotësojë. Thashë janë, ku ta kapësh më parë. Edhe atë që ndërtuam ne e lanë. Ne ndërtuam gjer në urën e Vashës dhe nga ura e Varës gjer tek ura e Gjoricës ishte e përfunduar, bashkë me tunelin e Qafë Buallit. Ata që e kanë bërë atë rrugë, ata shohin një rrugë e cila vetëm në 27 kilometra ka kushtuar 450 mln euro.

Këta janë të lidhur, me Ramën me tjetrin, janë një konglomerat. Këtë do thosha unë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vlora po kthehet dita-ditës në një qytet të pajetueshëm!

Deklaratë e PD, Dega Vlorë nga Sekretari Funksional, Rezenbrik Serjani Qyteti i Vlorës po përballet …