Nga Alba KEPI
“Një shesh për Europën” është një nga manifestimet më të fuqishme që pritet të mbahet në Romë ditën e shtunë 15 mars 2025.
Një manifestim për qytetarët, vlerat europiane, larg binomit gjeopolitik Trump-Putin, që bashkon europianizmin civil, intelektualët, artistët, njerëzit që ndjehen ngushtë e të harruar, të frikësuar nga cdo ndodh mes dy superfuqive të botës.
Një manifestim me iniciator Michele Serra-n, një nga editorialistët më të mirë italianë. Me mijëra lexues e ndjekin cdo ditë sic ndodhi dhe me artikullin e tij të datës 10 shkurt me titull “Thoni dicka europiane” ku i drejtohet partive të shprehin një opinion publik europeist që shkon përtej dyshes Trump-Putin e që politika nuk është vetëm takime e konferenca me xhaketa e kravata”.
Një lumë komentesh përfshiu këtë editorial me qindra qytetarë që kërkonin të mbushin një shesh, një rrugë, të ishin pjesë e një manifestimi ku të flitej e të ndjeheshin vetëm europian.
E prej atij momenti gazetari Serra bëhet nismëtari i një iniciative që pritet të jetë nga më të fuqishmet në Itali, “Një shesh për Europën”. Vendtakimi Sheshi i Popullit Romë. ditën e shtunë 15 mars 2025.
Michele Serra mbërin në konferrencën e shtypit me përulje duke deklaruar se “do doja të isha aty në krahun tjetër, aty ku ndodheni gazeetarët. “Aty është vendi im” thotë, E u gjenda këtu nga ana tjetër për një editorial që si kurrë më parë pati këtë mbështetje të fuqishme të lexuesve që kërkonin një manifestim vetëm e për Europën”.
Prej këtu lindi idea e këtij manifestimi me mbështetjen e dhjetra kryebashkiakëve të të gjitha krahëve politikë në Itali, shoqatave e intelektualëve dhe përtej kufijve.
Do të jetë një manifestim me një kriter unik pa flamuj politikë, vetëm flamuri blu europian, pa liderë politikë e vetëm me praninë kryetarëve bashkiak si përfaqëues të komunitetit të qytetarëve.
Në podium nuk do të ketë asnjë eksponent politik e do t’iu rezervohet vetëm fjalës së artistëve, shkrimtarëve, refugjatëve politikë, vullnetarëve, të personave që do të shprehin se cfarë do të thotë për ta Europa e cfarë i mungon kësaj Europe”:
“Reagimi i njerëzve ndaj kësaj ideje ka qënë kaq empatik, emotiv, është reagim i njerëzve të lënë vetëm”, shprehet Serra.
“Qytetari ndjehet si një kokërr arre mes dy krahëve të arrëthueses njëra në lindje e jera në perëndim.
E kush më pyet se cfarë platfomre politike mbështet ky manifestim u them se është se “duam Europën, europianët janë këtu e duan që të ketë më shumë Europë për ta”.
“Do të jetë një shesh pluaralist që më duket mjaft gjë e mirë e është një shesh që hedh pyetje e kërkon përgjigje nga Europa”.
Kanë aderuar në këtë manifestim kryetarët e bashkive të qyteteve Roma, Milano, Napoli, Bologna, Firenze, Venezia, Palermor etj.
Aktorët Antonio Albanese, Claudio Bisio, Luciana Litizzietto, artistë e këngëtarë si Giovanotti, Roberto Vecchioni, shkrimtari hollandez Jan Brokken, shkrimatri spanjoll Javier Cercas, shkrimtarja afgane Rahel Saya etj etj.
“Ky manifestim është simptoma e një boshllëku krijuar nga politika”, thotë Serra, duhet të rinovojmë ndjenjat tona europeiste; liri, paqe e drejtësi sociale.”
Miche Serra thotë se nuk është lëvizje politike por një manifestim për qytetarët. E qyetarët janë zgjedhës e përcaktues të votës politike e qeverisë. E vështirë ta quash vetëm manifestim jo politik.