Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka raportuar në burime “Al Jazeera” në Ballkan.

Sipas këtij raportimit, Kasanofi do të zëvendësohet nga Colleen Hyland,  që udhëhiqte Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.

Nuk dihet nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë.

Hylandi është diplomate me eksperiencë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe atë në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.

Ajo flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.

Deri tash në këtë post ka qenë Kasanofi, i cili u emërua në  korrik tëvitit 2024. Ai pati zëvendësuar Gabriel Escobarin.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali me pengmarrjet/ Roli i motrës së Suel Çelës në zyrën në Kryeministri

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë …