Berisha: Me Edi Ramën në qeveri, integrimi në BE largohet me shpejtësi.!PD do ta çojë vendin në bashkësinë Europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, tha se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet me shpejtësi.

“Kjo deklaratë qesharake e tij tingellon me atë që thotë: e treta e vërteta, por e treta doli e pavërtetë. Tani e treta mqs doli e pavërtetë, do dalë e katërta.

E katërta do të jetë e vërtetë, aq sa doli e treta. Ndaj dhe unë kam besim se shqiptarët nuk e besojnë këtë mashtrim të tij.

Ju më pyesni mua dhe e dini qartë se, një nga shtyllat më themelore të programit tonë është integrimi në BE, por mund të pyesni: pse ky proces gjatë periudhës që ne ishim në pushtet eci pandalshëm. Nuk po them vrapoi, por eci pandalshëm?

Nga firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tek dorëzimi i pyetësorit, tek liberalizimi i vizave dhe së fundmi, rekomandimi nga komisioni europian të statusit të vendit kandidat. Pse kjo? Pse Shqipëria arriti të marër ftesën për anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe arriti të firmosë aleancën e Atlantikut të Veriut?

Vetëm e vetëm, që të dyja, sepse parimi ynë ishte ky: gjithçka duhet të jetë e bazuar në meritë dhe asgjë tjetër jashtë meritës, çka kërkonte që qeveria shqiptare të plotësonte standarde dhe kritere, të cilat ishin interesi më i mirë i qytetarëve të vet, kërkonin që Shqipëria të kishte zero tolerancë ndaj krimit. Kërkonin që Shqipëria të luftonte me forcë të madhe korrupsionin. Kërkonte që Shqipëria të respektonte të drejtat e qytetarëve shqiptarë, liritë e tyre. Kërkonte që Shqipëria të respektonte opozitën.

Kujtoni, ku jemi me Edi Ramën?

Edi Rama e bazon biznesin dhe korrupsionin transnacional, dhe nuk plotëson asnjë kriter tjetër, ëprveç kriterit gjeostrategjik, që është një kriter i rëndësishëm, por ky është një kriter natyror.

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën. Është shekullor, mijëravjeçar.

Edi Rama nuk zotohet dot, mashtron se do të plotësojë një kriter të vetëm.

Unë ju them ju, se me këto rroga dhe pensione nuk t ëpranon kush anëtare të BE, mos të ketë asnjë iluzion. Unë ju garantoj ju, se me këtë farsë elektorale nuk pranohet Shqipëria në BE.

Unë ju garantoj ju, se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet me shpejtësi.

Pra, në rast se bëhet fjalë për integrimin e plotë, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka vetëm vetëm nëj rrugë, dhe kjo është rruga e bazuar në parimin në meritë, një proces i bazuar në meritën, në performancën, në arritjen e kritereve.

Kështu që, këtë proces do e kompletojë PD në kohën më të parë të mundshme”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lëshohet urdhërarresti për ish-Drejtorin e FBI-së, James Comey

Prokurorët federalë konfirmuan se një juri e madhe ka lëshuar një urdhërarrest për ish-Drejtorin e …