Berisha: Reforma territoriale do të rishikohet e gjitha! Edi Rama u largoi shërbimet qytetarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se, reforma territoriale do të rishikohet e gjitha. Ai theksoi se, Edi Rama u largoi shërbimet qytetarëve

“Pa diskutim. Reforma territoriale që u bë e tëra në funksion të manipulimeve elektorale të Edi Ramës, është faktuar një reformë shkatërrimtare, pasi ajo largoi të gjitha shërbimet e domosdoshme dhe jetike për qytetarët. Edi Rama e shkurtoi numrin e komunave, jo e përgjysmoi por e solli në një shifër 7-8 herë më të ulët, në një kohë kur sot ata që paguhen nga qeveritë vendore janë 70% më shumë seç paguheshin nga të gjitha qeveritë vendore në vitin 2013.

Pra qytetarëve ua largoi shërbimet, ua largoi investimet dhe u shtroi në shpinë parazitët që thithin, përvetësojnë taksat e tyre.

Ajo do rishqyrtohet e tëra. Fshati shqiptar do të ketë investime masive në parimin që çdo fshat të ketë infrastrukturën e një lagje të qytetit.

PD do të jetë të njëjtat përpjekje që bën për suksesin e biznesit në qytete, do të bëjë për suksesin e fermave në fshatrat e vendit, për mbrojtjen e prodhimeve të tyre, për subvenciononim për njësi prodhimi, për fidanë dhe për krerë bagëti.

Do të ketë një sistem kreditimi dhe garancie kredish për mbarë fshatin shqiptar. Do të ketë mbrojtje të prodhimeve shqiptare, të cilat çdo vend në botë i mbron në sezone, dhe jo siç bëjnë këtu që qeveritarët janë bërë importues të mëdhenj frutash e zarzavatesh dhe faktikisht sot 70-80% e të gjitha prodhimeve bujqësore që shiten në Shqipëri vijnë nga Shumadia, vijnë nga Ballkani i Hapur për të mos thënë edhe nga Rusia e vende të tjera, sepse Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me këto vende dhe pastaj merr e i shkarkon në Shqipëri një pjesë të madhe të tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata liron 15 protestuesit, avokatja: Presion nga Policia dhe Ministri i Brendshëm ndaj qytetarëve

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të …