Martinin e vrau qeveria, jo TikTok-u! E çove edhe TikTok-un në emigracion!

Ka nisur protesta e opozitës kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit TikTok.

Të rinjtë e FRPD mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor.

Të tjera pankarta shkruajnë: “Shqipëria 2025 ndalohet Tik Tok, lejohet korrupsioni”, “Tani do të merremi me diçka më produktive, si korrupsioni”, “E çove edhe Tik Tok-un në emigracion”!

About Redaksia

Check Also

Protesta e 124/ Me BE-në flet për progres, me Belën e inceneratorët bën rezistencë!

Protesta e 124-t kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka nisur mbrëmjen e sotme në …