Rinia kundër censurës! Këlliçi: Sot në orën 19:00 shihemi në shesh!

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në orën 19:00 para Kryeministrisë kundër mbylljes së “TikTok”-ut.

Këlliçi thekson se rinia është kundër censurës dhe do të protestojë për të drejtën e fjalës dhe kundër instrumentalizimit të tragjedive shoqërore për qëllime politike.

“Rinia kundër censurës!

Sot, 15 mars, në orën 19:00, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, rinia shqiptare proteston për të drejtën e fjalës, kundër censurës në rrjete sociale, kundër instrumentalizimit të tragjedive shoqërore për qëllime politike.

Kjo protestë është e të gjithëve, ashtu si fjala e lirë është e të gjithëve.

Prandaj lajmërojini të gjithë!

Shihemi në shesh!”, shkruan Këlliçi.

Protesta para Kryeministrisë/ Këlliçi: Rinia kundër censurës, lajmërojini të gjithë

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Zhupa: “Mallkimi i flamingove” zuri aksionerët, “revolucioni i flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e …