…dhe pyes veten, pse ma fyen patriotizmin? Një shënim reflektimi

Pranvera SHEHAJ

mëkuar me legjendat e trimërisë, ato përshkojnë derivonë edhe fletët e librave shkollimit shumë se normatdhe rregullat e njëtrajtshmërisë shoqërore, nuk ka sesi ne shqiptarët mos rritemi e mbesim peng i ndjesive rrënjosura nënvetëdijen njerëzore si dashuria fataliste, urrejtja e pakthyeshme, hakmarrja e përbetuar, vetëflijimi emër krenarisë e tjera ndjenja kufijtë e irracionales sytë e kujtdo tjetër do ishin vetëm sindroma gjakut nxehtë. Me gjithë detyrimet herë natyrshme e herë sforcuara civilizimit përtej Ballkanit, ne manifestojmë endeshumë prej tyre, por asgjë nuk rreh gjoksin e krenarisë shumë se Patriotizmi. Frut i forcës sonë për mos harruar, apo i dashurisë për ta jetuar atdheun si begatë? Nëmendimin tim, qoftë e para, patriotizmi ynë ngrihet mbindjenjën e dhimbjes, e qoftë e dyta, ai ngrihet mbi ndjenjëne shpresës.

Lufta e Kosovës kujtesën time përjetimit është vetëmfotografike mendjen e një vajze pesë vjeçare, atëherë kurn prej afërmve mi hapi dyert për një familje shqiptare Kosovës prej nëntë anëtarësh, e ku bërë pjesë të shtëpisë, ata bujtën edhe tek ne në Vlorë. Kujtesa sigurisht nuk mbeti vetëm e tillë, por u mbrujt me gjithë kemi dëshmuar e njohur ne shqiptarët për lotët e tokës sonë të përtej kufirit ndër shekuj. Për asnjë popull a shtet nuk pata ushqyer me vetëdije ndjenja të urrejtjes më shumë sesa për vrasësit e bashkëkombasve të mi, çka shtroi rrugën e çallmave të para të patriotizmit të ngritur mbi rrënojat e dhimbjes së rrëfyer.

Vite më pas, studente në universitetin e Trentos në Itali, do të isha protagoniste e një episodi ku ky patriotizëm i ngritur mbi dhimbjen më mbyti forcën në një orë leksioni. Kursi quhej “Ndërtimi i shtetit dhe kombit” (State and Nation building). Ishte radha e diskutimit të historisë së shtetformimeve në Ballkan, Serbia përfshirë, Kosova përfshirë. Profesori e dinte se isha shqiptare, unë modestisht studentja më aktive gjatë leksionit, ai një prej profesorëve më interesantë në shpjegim. E nisi shpjegimin me të panjohura rreth historisë së Serbisë, por më përplasi duke më parë në sy – si për të kërkuar aprovim a kundërshti, – shumëçka unë si shqiptare nuk mund të pranoja për Kosovën, ndryshimin e popullsisë sipas tij, betejën e 1389-ës, etj. Sot kujtoj se e ndërpreva tri herë radhazi, pa marrë leje duke i thënë vetëm “Non è vero”. Të katërtën herë, marr fjalën duke nisur t’i shpjegoj të vërtetat e mia, të vërtetat tona rreth Kosovës dhe masakrave serbe mbi tokën shqiptare, ndërsa ai më ndërpret duke më thënë: ti i referohesh historisë tënde, unë dy akademikëve italianë jashtë konfliktit. Lotët e mbytur më mbytën po aq fuqinë për t‘i vërtetuar lobizmin e fuqishëm serb për shkrimin e rremë të historisë përtej botës serbe. Leksioni përfundoi me atë diskutim, ndërsa unë, e humbur, braktisa më pas çdo orë leksioni të tij. Çmë pengoi të luftoja qoftë dhe pak më tej për tia rrëzuar propagandën e mashtrimit ndërkombëtar? Me siguri, verbëria e mendimit shkaktuar nga patriotizmi i dhimbjes.

Prej disa muajsh, por kulmuar mbrëmë, përjetoj një sprovë të tronditjes së patriotizmit, krejt e ndryshme, e llojit që përkundrazi, më intimidon, më struk në pafuqi. Si erdhi vallë kjo ditë kur intimidohem teksa shoh e dëgjoj një lajm për ta në titra e kronika të politikës ndërkombëtare? Sheshi i Beogradit i mbushur në atë masivitet sa rrezatonte një unison ndriçimi më dorëzoi, andaj as i shpërfilla dot, as i urreva dot, por iu dorëzova të drejtës së tyre legjitime për të më dhënë një mësim demokracie. Studentët serbë shënjuan mediat ndërkombëtare me foto të mbishkruara si turma më e madhe e protestuesve kundër presidentit në dekada (The Guardian). Masivitet kundër një autokrati, demaskim i një sistemi ekonomik krolimi i të cilit pamundëson hijëzimin e mangësivetë demokracisë, kërkesë për liri zgjedhjeje, trysni e pandalur ndaj përgjegjësit të vetëm përpos kurbanëve të deritanishëm të qeverisë serbe.

Shteti dhe populli që në historinë e Ballkanit mbart si makthe të zeza mëkatet e masakrave njerëzore, sot po jep në rajon një leksion masiv demokracie. Patriotizmi i dhimbjes nuk ishte i fortë mjaftueshëm sa për të mos e pranuar me zë të lartë dobësinë që ndjeva si shqiptare. E sfidoi atë si shuplakë ndëshkimi patriotizmi i shpresës së studentëve dhe qytetarëve serbë. Të njëjtat kushte politike, të njëjtët profile autokratësh, skamje dëshpëruese ekonomike në Shqipëri, shumë më e zbardhur situata ekonomike në Serbi, Beogradi prej muajsh uturimë e protestave për ndryshim, Tirana një simbol i zbrazëtisë së forcës në të cilën qëndrestarët e një partie opozitare nuk mjaftojnë. Patriotizmi i shpresës së tyre struk në reflektim patriotizmin tim të dhimbjes. Prej muajsh, ata po shkruajnë copëzat e këtij leksioni force ndaj autokracive moderne, teksa këmbëngulin të tregojnë se edhe ato frigohen, kërcënohen, përçarten e me gjasa dorëzohen.

A mund të jetë patriotizmi vetëm ai i ngritur mbi dhimbjen e së shkuarës dhe fajtorët e plagëve që edhe në u shoftë ndonjëherë kujtesa jonë, gurët e kanë amanet ti kujtojnë? Si mund ta duam Shqipërinë vetëm prej dhimbjes? Dhimbja pllakos, dobëson, mpin nervin e rebelimit të brendshëm të njeriut derisa të struk në pafuqinë e dorëzimit e të kthen në spektator të asaj çka të tjerët janë të zotët të bëjnë. Dhimbja nuk mban dot gjallë patriotizëm të shëndetshëm dhe sepse atdheu dikur ka vuajtur nuk mjafton për ta dashur, ndërsa prangosur në plagët e së shkuarës, qorrazi e braktisim atë në të tashmen dhe ndyjmë ndërgjegjen duke ia vrarë të ardhmen.

Nuk e desha atë mësim force demokracie prej tyre, por pavullnetshëm e mora, dhe po aq e mpirë nga zhgënjimi pse ende nuk po mundim, pyeta veten: Pse ma fyen patriotizmin?

Pranvera Shehaj

About Krye Redaktor

Check Also

Pse duhet të hetohet kandidati i PS për Gjirokastrën

Nga Telnis SKUQI Si gazetar, është detyra ime të raportoj dhe zbuloj informacionin që është …