Këlliçi: PD ka alternativën më të mirë, kandidatët tanë, zëri i vërtetë i qytetarëve!

Partia Demokratike vijon intensifikimin e fushatës elektorale në Tiranë, me drejtuesin politik Belind Këlliçi në krye të organizimit. Në një postim në Facebook, Këlliçi ka njoftuar se do të drejtojë fushatën në Njësinë nr.9, ku prezantoi edhe kandidatet për deputete, Dhurata Çupi dhe Edith Harxhi.

Ai i cilësoi ato si përfaqësuese të denja të demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve. Ndërkohë, ai nuk kurseu kritikat ndaj kundërshtares socialiste, Ogerta Manastirliu, duke e akuzuar për dështime në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

Postimii plotë

I privilegjuar që do të jem në drejtimin e fushatës elektorale në Njësinë nr.9 në Tiranë, sot pata nderin të prezantoj edhe kandidatet për deputete të Partisë Demokratikë në këtë njësi.

Deputetja Dhurata Çupi dhe Anëtarja e Kryesisë Edith Harxhi, dy zonja të nderuara që meritojnë përfaqësimin e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve në Kuvend.

Përballë modelit tonë të qytetarisë, përgatitjes dhe transparencës me zgjedhësit, fatkeqësisht në këtë zonë kemi Ogerta Manastirliun.

Fatkeqësisht për socialistët dhe shqiptarët përballë nesh është shkaktarja e skandaleve të njëpasnjëshme në shëndetësi, e cila sot ndodhet në lëngim të plotë dhe në çdo sondazh është ndër arsyet kryesore të braktisjes së Shqipërisë nga shqiptarët.

Pas bëmave dhe gjëmave në shëndetësi, Manastirliu u katapultua në sistemin e arsimit, për ta rrënuar me të njëjtën verbëri.

Partia Demokratike zotohet t’u japë një qeverisje të denjë shqiptarëve. Dhe zotimi ynë ka zërin dhe imazhin e kandidateve dhe kandidatëve tanë të respektuar në komunitet dhe mbarë vendin.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Autostrada e parë që do inagurohet do jetë Shkodër-Milot-Tiranë

Premtimi i Berishës në Shkodër Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë …