Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ndryshimet në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit.
Në një njoftim për shtyp, PD sqaron se Ligji zgjedhor e parashikon se zhvendosja e kandidatëve të qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm pajtueshmërinë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ. Ligji zgjedhor e parashikon se në cdo 3 kandidatë 1 duhet të jetë zonjë.
Partia Demokaratike sqaron opinionin publik se kjo ka qenë arsyeja e zhvendosjes nga lista e kandidatit të qarkut Elbasan, Z. Kumrija dhe vendosjen e zj. Elsa Gega në vend të tij.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike:
Zhvendosja e kandidatëve të qarkur Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm pajtueshmërinë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ. Ligji zgjedhor e parashikon se në cdo 3 kandidatë 1 duhet të jetë zonjë.
Partia Demokaratike sqaron opinionin publik se kjo ka qenë arsyeja e zhvendosjes nga lista e kandidatit të qarkut Elbasan, Z. Kumrija dhe vendosjen e zj. Elsa Gega në vend të tij.
PD ka reaguar pas kujtesës dhe këmbënguljes së KQZ që lista e qarkut Elbasan të sillej në përputhje me detyrimet e ligjit, pra raportin 1 në 3.
Gjithashtu, PD sqaron se ky zëvendësim është bërë pasi është ridiskutuar e gjithë lista e hapur e kandidatëve të Qarkut, dhe janë konsideruar edhe përfaqësimet zonale.
Ky zëvendësim nuk ka asnjë lidhje me kriteret e primareve, apo me arsye të tjera.