Rama thotë sërish se do ta mbyllë TikTok pas dy javësh

Rama ka komentuar sërish mbylljen e aplikacionit Tik Tok në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se aplikacioni do të mbyllet përfundimisht brenda dy javëve në vendin tonë. Rama ka komentuar në një takim me mësuesit në qarkun e Fierit edhe protestën e opozitës.

Afati i fundit i vendosur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), që detyronte kompanitë e internetit të ndalonin plotësisht aksesin deri më 13 mars, është shtyrë për disa ditë.

Sipas burimeve nga AKSK, procesi teknik për bllokimin e plotë do të zgjaste deri në 9 ditë, por Rama tha sot se do të duhen 14 ditë pasi kërkohen hapa shtesë për ekzekutimin e plotë të masës. Kjo përfshin koordinimin me kompanitë që operojnë shërbimet e internetit dhe zbatimin e procedurave për heqjen e aksesit nga pajisjet mobile.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha, takime me Presidentin e PPE dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë pjesë në takimin e Partisë Popullore Europiane …