Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të largojë dy ish-ambasadorët që goditën liderin e opozitës shqiptare.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, është larguar nga posti i tij si Asistent Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, me përfundimin e mandatit më 17 janar 2025.
Pas largimit të Donald Lu nga diplomacia amerikane, lajm që është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duket se edhe ish-ambasadorja tjetër e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka pësuar të njëjtin fat.
Kim mbante deri pak kohë më parë detyrën e Zëvendës Ndihmës Kryesore të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Aurazisë, si një diplomate karriere.
Mirëpo në faqen zyrtare të DASH, në këtë departament, së fundmi figurojnë vetëm emrat e Louis L.Bono, Joshua Huck, Sonata Coulter, Christoper Smith, Sharon Hudson-Dean dhe Courtney E. Austrian.
Emri i Kim nuk figuron më në listën e departamentit ku ishte e ngarkuar me detyra më parë.
Gjithashtu emri i saj është hequr bashkë me jetëshkrimin përkatës nga faqja e DASH.
Donald Trump ishte zotuar që në mandatin e tij të parë se do ta luftonte “Deep State”, që ndodhej sipas tij në Departamentin e Shtetit, një strukturë që sipas tij luante në favor të interesave të errëta të disa grupimeve të caktuara influente në qarqet politike dhe ekonomike globale.
Me këtë Trump shënjestronte kryesisht miliarderin George Soros, sipas tij strumbullari i të gjitha vendimmarrjeve të rëndësishme të demokratëve amerikanë.