DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, MARIGLEND DOÇI
Ditet e fundit, në mënyrë mafioze, shume prej aktivisteve dhe protestueseve të mosbindjes civile të Partise Demokratike dhe opozitës, po përballen me dënime 6 mujore, te konvertuara ne 1 vit “shërbim prove”. Kjo, edhe pse çështjet kundër tyre janë pushuar njëherë ne vitin 2020.
Behet fjale për gjyqe të hapura në vitin 2022, fill pas lëvizjes se Foltores, ku aktivistëve të opozitës iu hapen gjyqe, me akuza të paqena, vetëm e vetëm për të shkurajuar të gjithë ata që nuk lejonin që opozitën e Shqipërisë ta emëronte Edi Rama.
Sistemi i drejtësisë së re, që e ka pultin e regjisë në Kryeministri, i vazhdoi ne heshtje dhe nën rrogoz këto gjyqe dhe përndjekje me ‘avokatë kryesisht’, deri ne vitin 2024. Kohë kur gjykata doli nga letargjia dhe, në prag të zgjedhjeve parlamentare, mori vendim të “formës së prerë” për mbi 20 aktiviste e mbeshtetës te Partise Demokratike!
Dënimi u mbajt i fshehtë deri ne momentin kur u bë i formës së prere nga gjyqtari Ogert Hoxha, një mik i ish-kryetarit te bashkise, Erion Veliaj. Ky denim perdoret nga dora e qeverise ne sistemin e drejtesise per te intimiduar aktivistet e Partise Demokratike, me synim mospjesëmarrjen e tyre ne aktivitetet e PD, në fushatë elektorale, në ndihmë të opozitës.
Partia Demokratike i bën thirrje “drejtësisë me regji” të ndalë menjëherë represionin mbi aktivistët dhe te mos vijojë si shtojcë e pushtetit te Edi Rames.
U bëjmë thirrje organizatave te monitorimit nderkombetar të shënojnë dhe të reagojnë për kete nderhyrje brutale ne sistemin e drejtesise te Edi Rames, me qëllim goditjen e kundërshtarit politk dhe deformimin e votës.
Partia Demokratike nuk i braktis mbështetësit e kauzave për një atdhe me drejtësi të ndershme dhe për një Shqipëri Madhështore. Lufta për mbrojtjen e opozitarizmit dhe shpëtimin e Shqipërisë, ka nisur me Foltoren dhe do të përfundojë me fitoren më 11 maj!
Për një Shqipëri Madhështore!