Supporters of Istanbul Mayor Ekrem Imamoglu gather in front of the Istanbul Metropolitan Municipality during a rally to oppose the conviction and political ban of Imamoglu, in Istanbul, Turkey December 15, 2022. Alp Eren Kaya/CHP via REUTERS

Arrestohet në Turqi lideri i opozitës dhe kryebashkiak i Stambollit, kundërshtar i Erdogan, nisin protestat

Kryetari i bashkisë së  Stambollit  Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe veprim kundër interesave të shtetit. Edhe disa mbështetës të tij janë arrestuar. Arrestimi është bërë vetëm pak ditë para emrërimit të tij si kandidat i opozitës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që janë planifikuar për vitin 2028.Nominimi zyrtar i tij si kandidat për zgjedhjet presidenciale është dashur të bëhet të dielën. Ekrem Imamoglu konsiderohet si kundërkandidati më i fuqishëm dhe më serioz i presidentit turkRecep Tayyip Erdogan. Ai është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale, njofton agjencia e lajmeve Anadolu, e cila i referohet burimeve nga Prokuroria. Bëhet fjalë, sipas këtyre burimeve, për korrupsion me tenderë në administratën e qytetit. Janë arrestuar edhe persona të tjerë, kumtoi Prokuroria.

Ekrem Imamoglu gjatë një tubimi në Stamboll flet para shumë njerëzve
Ekrem Imamoglu gjatë një tubimi në StambollFotografi: Yasin Akgul/AFP

Bëhet fjalë për rreth 100 persona të arrestuar, ndër të cilët ka edhe biznesmenë dhe gazetarë. Imamoglu dhe gjashtë persona të tjerë dyshohen edhe për mbështetjen e Partisë Punëtore Kurte (PKK), thuhet në njoftimet e Prokurorisë. PKK në Turqi konsiderohet si organizatë terroriste.

Imamoglu ka publikuar sot në mëngjes një video në platformën X ku thotë se para shtëpisë të tij janë mbledhur qindra policë. “Ne jemi në prag të një tiranie të madhe”, shkroi ai dhe shtoi: Nuk do të dorëzohemi!

Arrestimi në prag të nominimit

Disa stacione televizive raportuan se policia ka hyrë edhe në rezidencën e Imamoglu dhe ka bastisur ndërtesën. Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka vendosur që të ndalojë për katër ditë mbajtjen e protestave në Stamboll. Janë ndaluar tubimet dhe janë kufizuar edhe platformat në internet. Pas arrestimit të Imamoglu, organizata monitoruese e internetit NetBlocks raportoi se qasja në disa platforma online në Turqi është kufizuar. Këto përfshijnë X, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Opozitai përshkruan këto veprime si “përpjekje për grusht shteti”. CHP është partia më e madhe opozitare në Turqi. Ajo kumtoi se qëllimi i arrestimeve është të pengojë popullin që të zgjedhë vetë presidentin e ardhshëm. Krerët e partisë i kanë bërë thirrje 1.7 milionë anëtarëve të partisë që të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme të kandidatëve kryesorë të CHP për president, pavarësisht arrestimit. Zgjedhjet e ardshme janë planifikuar të mbahen në vitin 2028, por vëzhguesit presin zgjedhje të parakohshme.

Presidenti  Recep Tayyip Erdogan flet në një tubim para shumë flamujve
Imamoglu konsiderohet kundërshtari kryesor i ErdoganitFotografi: AP Photo/picture alliance

Anulimi i diplomës universitare

Mundësia e veprimeve ndaj Imamoglut është paralajmëruar edhe më parë. Dje u bë e ditur se Universiteti i Stambollit i ka anuluar Imamoglut diplomën universitare. Diploma universitare është një parakusht për të kandiduar për president. Arsyeja e anulimit thuhet të jetë një ndryshim i paligjshëm në universitet. Televizioni TRT njofton se me këtë shpjegim u janë hequr diplomat akademike edhe 27 personave të tjerë.

Revokimi i diplomës së Imamoglut nuk ka pasoja për të drejtën e tij që të ushtrojë mandatin e kryetarit të bashkisë. Imamoglu deklaroi se ai do të ankohet ndaj këtij vendimi në gjykatë, por ai ka humbur besimin në gjykime të drejta. Imamoglu mund të përballet edhe me dënime me burg dhe ndalime për disa raste të tjera.

Avokati i tij Kemal Polat i tha agjencisë së lajmeve dpa përpara arrestimit të sotëm se Imamoglu mund të kandidonte si kandidat presidencial vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha rrugët ligjore kundër vendimit.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Dy aktorët e mëdhenj turq dënohen me burg pse mbështetën protestat

Dy yje të njohur të kinemasë turke po përballen me dënime me burg. Halit Ergenç, …