Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ashpër skandalin e lidhur me ndërtimin e hotelit më luksoz në Durrës, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me Edi Ramën dhe familjen e tij. Ai theksoi se Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, ishte aksioneri kryesor i këtij projekti, dhe se ai e kishte denoncuar këtë fakt disa herë në të kaluarën.
“Është një vendim i djeshëm ky, aktakuza më e madhe për Edi Ramën, është akti që dëshmon para çdo shqiptari se njeriu prapa ‘5D’ është Edi Rama.
Kthehemi këtu bashkë kur doli çështja. Informata nga personel që merrej me hotelin më luksoz që ndërtohet në Durrës, erdhën se aksioner kryesor në këtë hotel është Olsi Rama, pra është Edi Rama dhe unë ua thashë ju këtu dhe unë e denoncova 2-3 herë këtë fakt.
Tani çfarë ndodh? Erion Veliaj padyshim që ishte përgjegjës dhe ai në ‘5D’ dhe i zhytur thellë. Në fakt ishte Mazniku më shumë. Një fakt duhet ta dini dhe ju. Nëqoftëse midis Veliaj dhe Ramës kishte një marrëdhënie si midis një servili, por dhe rivali të pabesë, njeriu i direkt i Edi Ramës në bashki ishte Mazniku.
Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues, e ka dhe Erioni në 2-3 raste. Tani çfarë ndodhi? A e dini ju çfarë është ai 200 mijë eurosh? Është shumë interesant. Ai 200 mijë euro është një pagesë që përfaqëson një fond të ngurtësuar, të cilat kompanitë janë të detyruar ta ngurtësojnë si punë sigurie, gjersa përfundojnë objektin dhe e marrin mbrapsh kur përfundon objekti. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e kiostudios.
Por ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve, se është bllokuar dhe Edi Rama dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë që janë të konfiskuara dhe ato. Pra Edi Rama kreu një akt ekstrem. U ktheu paratë kompanisë së inkriminuar ‘5D’, duke dëshmuar, Erion Veliaj nga burgu, nuk ua kthente dot paratë, tani kryetar defakto i bashkisë është Rama. Tani del se ‘5D’ është kompani me padrino kryesor Edi Ramën.
Ndaj dhe e dërguan dosjen në gjyq pa asnjë akuzë për Erion Veliajn, pa asnjë akuzë për Maznikun dhe pas asnjë akuzë për Edi Ramën dhe Olsi Ramën…
…Është Uluziu. Uluziu shkoi i futi, i tha merre telefonin, ai i dha helmin. Atij mirë ja bënë, po ti besosh Uluziut, që është standarti më…”, tha Berisha.