Miku i kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit Apeli i Posaçëm vendosi arrest shtëpie, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Abule akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Dyshja Veliaj-Abule është e njohur se kanë kontakte të ngushta me njëri-tjetrin, ku së bashku kanë udhëtuar në disa vende të Evropës.
Nga kjo marrëdhënie e ngushtë miqësore dyshohet se Abule ka përfituar leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.
Po ashtu në vendimin me rreth 400 faqe të gjykatës, tregohet skema e korrupsionit se si Abule kalonte milionat tek kompanitë e Ajola Xoxës.