Ftesa e Ramës për Sulën/ Berisha: Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për deputetin Dashnor Sula, duke e konsideruar këtë një tregues të qartë se lëvizja e tij drejt Lapajt ishte një zgjedhje e gabuar.

Berisha tha se, deklaratat e Ramës dëshmojnë se alternativa e re opozitare nuk është gjë tjetër veçse një mbështetje e fshehtë për qeverinë.

“Së pari, Dashnor Sula është një eksponent i PD-së me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD.

Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama.

Rama i thotë atij, sa shkon tek Lapaj, hajde tek unë se është njëlloj, po unë të paktën jam unë padroni.

Pra, në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn.

Sepse ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit-Ramës: Në “Pasqyrën” tuaj vetëm mashtrim, në bulevardin tonë vetëm guxim!

Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin …