Ikja e ambasadorëve të “barit”

Nga Basir ÇOLLAKU

Shqipëria ka episodet e saj në zhvillimet përmbysëse në SHBA. Soros kapja e drejtësisë, sulmi shkatërrues ndaj opozitës, korruptimi FBI, ushtria e tij diplomatike amerikane dhe evropiane nën gëzofin e përdorjes

Në Tiranë lanë gjurmë të pashëndetshme dy ambasadorë, saktësisht ambasadorët e “barit” Donald Lu dhe Yuri Kim

Si dhe përse?!

Reforma e barit gjoja drejtësisë

Duke dashur të fuqizojnë deri në autokraci Edi Ramën, ata e tepruan përtej çdo parashikimi.

Me dhunë diplomatike u bënë 140 vota pro mallit kaotik Reformë në Drejtësi. Për të detyruar bindjen u përdor presion deri në shantazhim me ftesa në ambasadë. Duke vënë dosje në tavolinë se po nuk votuat e dini vetë. Fundi një puthje pasionante me Vlahutin një tjetër diplomate kusuremadhe në Tiranë.

Kur Shqipëria në vitet 2014-2017 ishte rekord global në mbjellje hashashi apo “bari” siç thonë në gjuhën e trafikut, ambasadori Donald Lu nuk foli as çerek fjale. Zero gërma. Heshtja e barit bëri qeverinë dhe ekonominë narkotike. Kur në raportet e DASH, të DEA e të CIA ishim me medalje në tregun e barit ambasadorit nuk i kujtohej asnjë qortim.

Në kulmin e kultivimit me dhjetëra mijë hektarë të “barit” Lu shoqëroi ministrin dhe kryeministrin e “barit” Tahirin dhe Ramën, në zyrën e presidentit Barak Obama. Iku pa gojë nga Shqipëria e industrisë së barit. Pasuesja Yuri Kim ka bëma sa dramatike aq edhe komike. U bë eminencë e Ramës dhe Veliajt sa njerëzia e kujtonin si anëtare e kryesisë së PS.

Në delir nga fuqitë Soros, ajo në oborrin e PD u tha demokratëve shprehjen e diktatorit se do të hanin bar…. Pastaj bar-shitësja turrej nëpër zyra drejtësie duke dhënë porosi për lloj barërash për tu ngrënë. Dhe vjen një ditë. Kur barin e pambaruar do të duhet ta shohësh si mundësinë tënde. E vrerosur deri në mllef pa kokërr prove nëpër duar kundër liderit Berisha, tani Yuri Kim, shikon shefin e saj porosidhënës sekretarin Antony Blinken, një i shpallur “non grata” për administratën Trump

Largimi nga DASH ka dhe histori “bari” për ambasadorët Lu e Kim. Hetimet mund të nxjerrin xhevahire të thartuara ku nuk do mungojnë Rama dhe çeta e tij e mbjelljes e shitjes rekord të “barit”…

About Redaksia

Check Also

Qelitë “container”, një trajtim dehuman! Emigrantët nuk janë mallra!

Nga Eduard HALIMI  Në Shqipëri, në një fushë të izoluar të Gjadrit, struktura të quajtura …