Rama i vërsul SPAK-un, Roshit

Pas publikimeve në disa media pranë qeverisë se djali i xhaxhait t ëish-Kryebashkiakut socialist të Kavajës do të kandidojë për opozitën në zgjedhjket e 11 majit, Rama i ka vërsulur SPAK-un, Roshit.

Prokuroria e Posaçme kërkon ekspertizë financiare për pasuritë e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.

Hetimet pasurore ndaj ish-kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish-kryebashkiaku i Kavajës.

E ndërsa ish kryebashkiakë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie, pak ditë më parë se nuk deklaroi një apartament u dënua edhe ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Për një tjetër, Fatos Tushen që drejtoi bashkinë e Lushnjës akuza e fshehjes së pasurisë u ngrit mbasi u dënua për tenderat.

Nga krijimi në vitin 2019 deri më tani SPAK i ka dorëzuar gjykatës 17 ish-kryetarë bashkish apo kryebashkiakë duke i akuzuar, 15 prej tyre për çështje korrupsioni dhe vetëm dy prej tyre për vepra të tjera.

About Krye Redaktor

Check Also

Protestuesit marrin Kryeministrinë

Mbi 150 mijë protestues kane marrë në dorë Kryeministrinë duke e rrethuar ate. Kryeminisria është …