Arrestohen dy zyrtarë të PS për nxjerrje të sekretit hetimor

Dy zyrtarë të PS-së dhe Rilindjes, njëri ish-drejtues i IMT-së dhe tjetri ish-drejtues në burgun e Vlorës, janë ndaluar me një vendim të GJKKO-së pas kërkesës së prokurorit Bledar Maksuti, i cili ka filluar një hetim intensiv për nxjerrjen e disa dokumenteve dhe personat e arrestuar që janë pjesë e proceseve hetimore që bëhen nga prokurorët e SPAK-ut dhe oficerët e Policisë Gjyqësore.

Dy personat e arrestuar janë Zambak Gjoni dhe Artjon Rrokaj. Të dy këta persona janë marrë në pyetje nga prokurorët sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në drejtim të mediave dhe personave të tjerë materiale dhe dokumente hetimore të cilat janë duke u zhvilluar në proces.

Pra është një nxjerrje e sekretit hetimor.

Ende nuk ka më shumë të dhëna për këta persona, por ajo që dihet është se janë zyrtarë që bashkëpunojnë me të tjerë individë në PS duke pretenduar se kryejnë investigime private, por në fakt këto dokumente më shumë duket se mund të jenë përdorur edhe për shantazh apo në momente të caktuara të jenë publikuar për të hequr vëmendjen nga çështje publike të cilat diskutoheshin në momente të caktuara.

Arrestimi i dy personave pritet të shkojë në emra dhe personazhe të tjera. Ka filluar një hetim shumë intensiv me marrjen në pyetje të disa personave që kanë pasur dijeni apo dyshohet se kanë mundur të sigurojnë nëpërmjet krimeve kibernetike apo nxjerrjes së dokumenteve nga kompjuterat e oficerëve të Policisë Gjyqësore apo prokurorëve të SPAK-ut. Hetimi vazhdon dhe pas arrestimit të dy zyrtarëve pritet një operacion edhe më i gjerë nga SPAK-u në lidhje me një skandal në kufijtë e një veprimi mafioz që çon tentakulat e tij te disa politikanë shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Si e tradhëtoi shoferi Lindën tjetër të Ramës

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja …