Berisha: Departamenti Brain Gain do ketë rol të rëndësishëm në projektin e Shqipërisë Madhështore

Partia Demokratike prezantoi “Librin e Zi të Rilindjes”, një përmbledhje e kritikave dhe dështimeve të qeverisë aktuale. Ky botim i përgatitur nga Departamenti Brain Gain synon të pasqyrojë realitetin politik dhe ekonomik të vendit, duke vënë në dukje keqqeverisjen dhe problemet që kanë prekur shqiptarët gjatë viteve të fundit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili mbajti një fjalim të rëndësishëm mbi rolin e të rinjve të arsimuar në transformimin e vendit. Ai vlerësoi punën e Departamentit Brain Gain, duke e cilësuar atë si një burim shprese për të ardhmen e PD-së dhe të Shqipërisë.

“Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta.

Së pari një mirënjohje të pakufishme anëtarit dhe drejtuesit të Departamentit Brain Gain, departament i një shprese të madhe për PD-në dhe shqiptarët.

Departament i përbërë nga burra, gra, djem dhe vajza, nga të rinj atdhetarë, të përkushtuar, të cilët kudo që janë kanë frymëzim dashurinë e tyre për vendin, dëshirën e tyre që dihet që kanë përfituar eksperiencat, t’i vënë në shërbim të vendit të tyre.

T’i vënë në shërbim të PD-së.

Fillimi i punës së këtij departamenti ishte një projekt midis realizimit dhe jorealizimit.

Por është në meritën e madhe të Andi Mustafajt, drejtuesit të tij dhe të gjithë anëtarëve të këtij departamenti që e shndërruan atë me përkushtimin, ekspertizën në një departament të vërtetë Brain Gain, për PD-në dhe shoqërinë shqiptare.

Dhe unë, duke shprehur mirënjohje të pakufishme ndaj tyre, i garantoj se në udhëtimin e saj, PD beson dhe është e vendosur që ata të marrin rolin që meritojnë, rolin që shqiptarët presin nga të rinjtë dhe të rejat e shkolluar, bijtë dhe bijat e tyre të mirëshkolluar, që do vijnë dhe do punojnë për të ndihmuar në projektin më të mirë që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë para tyre, projektin e Shqipërisë Madhështore.

Të dashur miq, puna e këtij departamenti është një punë në themelet e asaj Shqipërie që ne duam të ndërtojmë.

Dhe cilido që dëshiron të kuptojë programin e PD-së për Shqipërinë Madhështore, i sugjeroj të lexojë dy veprat themelore të këtij departamenti, ‘Punët e Mira të PD’ dhe ‘Librin e Zi’ të regjimit të sotëm.

Duke lexuar këto dy vepra, programi për Shqipërinë Madhështore, që kjo madhështore të duket distancë, të duket e ekzagjeruar, të duket edhe ndonjëherë edhe më shumë se e ekzagjeruar, të bëhet real, të bëhet plotësisht i kapshëm, të bëhet frymëzues për çdo demokrat dhe qytetar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Familja Rama e gjitha me biznese!

Nga Ylli DYLGJERI Kapitalizmi është derë e hapur për biznes. Duke këkuar në rrjet për …