Berisha zotohet: Nuk mund të vendosim rregull në qoftë se nuk zgjidhim problemin e legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me demokratët e njësisë 8 në kryeqytet. Berisha tha se, nuk mund të vendosësh rregull në qoftë se nuk përligj, nuk zgjidh problemin e legalizimit.

Pra, merr dokument një zotim solemn që do shndërrohet në ligj dhe vendim qeverie në 90 ditët e para.

Dhe garantoj shqiptarët që kanë probleme me legalizimet që ky rregull do jetë kudo në Shqipëri.

Nuk mund të vendosësh rregull në qoftë se nuk përligj, nuk zgjidh problemin e legalizimit.

Zgjidhja e problemit të legalizimit duke këputur Nyjen Gordiane, sepse kur gjërat janë të komplikuara, nyja pritet dhe ne i japim përgjigjen më të mirë këtij problemi të krijuar.

I cili, e vërteta është se ka sigurisht ndonjë problem të caktuar, që duhet zgjidhur, por ka anë të jashtëzakonshme pozitive.

Sepse në këtë proces janë krijuar qytete të tëra dhe ata, të cilët flasin si me përçmim, atyre u them se në rrugën e zhvillimit dhe të qytetërimit të kombeve, urbanizimi, dmth kalimi nga zonat rurale në qytete, është një nga treguesit më themelorë të një shoqërie.

Ndaj nuk kanë pse e shohin me kaq dhimbje koke problemin e të ardhurve, që vijnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët dhe kontribuojnë shumë në zhvillimin e komuniteteve aty ku shkojnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Më 11 Maj firmosim projektin e ëndrrës shqiptare! Ky është nderimi më i madh që u bëjmë martirëve të 2 Prillit

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përkujtuar sot martirët e 2 Prillit 1991 në Shkodër, …