Protesta/ Banorët e Stambollit dalin në rrugë pas arrestimit të kryebashkiakut

Pas arrestimit të kryetarit të qytetit të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe para nominimit për kandidat presidencial, në qytetin më të madh të Turqisë, nga 19 deri më 23 mars është vendosur një ndalim për protesta, janë mbyllur disa stacione metroje dhe hekurudhore, si dhe disa rrugë në qendër të qytetit, ndërkohë që tramvajet nuk po qarkullojnë.

Megjithatë, të enjten, qytetarët dhe studentët janë mbledhur nëpër rrugët e Turqisë, duke thirrur “Kërce, kërce, kush nuk kërcen – ai është Tayyip”. Disa persona janë ndaluar pas një proteste studentore në kryeqytetin Ankara, raporton ap.

“Pamjet e numërimit të parave në parti”, shkaktar edhe për arrestimin e kryetarit të Stambollit

Më parë, agjencia shtetërore turke Anadolu njoftoi se prokurorët lëshuan një urdhër për arrestimin e kryetarit Ekrem Imamoglu dhe rreth 100 personave të tjerë. Kritikët thonë se kjo operacion ndjek humbjet e mëdha të partisë në pushtet të Erdoganit në zgjedhjet e marsit, me kërkesa gjithnjë e më të shprehura për zgjedhje të parakohshme kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Trump kërkon ristrukturim radikal të Departamentit të Shtetit

“Bloomberg” Një projekturdhër ekzekutiv i administratës Trump që qarkullon midis diplomatëve amerikanë propozon një reduktim …