Tirani ynë drejt frikës së vetmisë! Mallkimi i një kombi!

Arben FEZOLLI

Ka kohë që të shoh ,me sy të skuqur dhe çehre vrarë ; dhe, – sinqerisht jam i lumtur !
Erdhi dhe rradha jote, të të vështroj tek flet me veten në pasqyrë,
si hije e kalbur !
Ti, ke zgjedhur diçka ndryshe . Flet, dhe përgjigjesh po vetë se ke frikë prej së vërtetës po të të thotë dikush. Ke frikë dhe mendon .Çdo të ndodhë kur askush nuk do të ndjekë dhe të dëgjojë më ? Ti ,ke frikë, e ndjen se zëri yt do të humbasë në boshllëkun që ke lënë pas .Ti ke frikë ! E di që do të mbetesh vetëm me hijet e padrejtësive që i ke shkaktuar këti Kombi prej pushtetit të ndërtuar mbi vjedhje, dhimbje dhe mashtrim!

A të kujtohen ata që dënuat për një dritë të papaguar, ndërsa oborrtarët e tu shijonin luksin e korrupsionit ? A të kujtohen sytë e mbushur me lot të familjeve që latë në qiell të hapur, teksa fadromat e pushtetit të zdromsit tënd, rrënonin shtëpitë e tyre?

Eh… – Me shpirt të uroj që të ndjesh dhimbjen e të sëmurëve të Onkologjikut , që asnjëherë nuk morrën shërbimin që u takonte si njerëz ,ndërsa milionat vidheshin nga spitalet dhe ilaçet mbeteshin veç një iluzion , edhe sot … Në vetminë tënde, do të të vrasë qeshja e pagesa të prera për të sëmurët, kemp-et e talljes që i shndërrove në lëmoshë dhe lista votuesish. Sigurisht ,ja u dije hallin dhe,në një dorë fletën e votimit tjetra lëmosha e rradhës.

Ti , ke frikë se, e di që do të ndjesh në vetminë tënde, peshën e lotëve të atyre që ju more edhe atë pak ndihmë ekonomike, duke ushqyer oreksin e pangopur të korrupsionit. Do të dëgjosh në heshtje klithmat e nënave që përcollën fëmijët në emigrim për një copë bukë, larg tokës, atdheut, se u ndjenë të tradhëtuar prej pushtetit. Do të dëgjosh zërin e qindra të rinjve të mbetur burgjeve veç për statistika. Do të dëgjosh zërin e pensionistëve të përçmuar deri në agoni …

Ti , e ndjen dhe ke frikë se do të vuash nga besnikët e tu të orgjive politikë dhe sociale . Nga ata që të qëndruan pranë jo nga besimi, por nga frika ose luksi… Ti, e di, se, kur frika t’i braktisë dhe ata, atëherë do të mbetesh i vetëm, si çdo tiran që historia e ka hedhur në plehrat e harresës.

Ti, nuk ke për të pasur fund të qetë! Jo, fundi yt do të jetë i tmerrshëm, pasqyrim i asaj që i ke bërë këtij populli. Do të zhytesh në atë ferr që vetë ke ndërtuar me dëshirë. Dhe kur të vijë ajo ditë, kur askush të mos të përmendë më me frikë apo me servilizëm, atëherë do ta kuptosh se çdo krim vjen me çmimin e vet.

Dhe, çmimi yt është vetmia, braktisja dhe mallkimi i një populli të tërë do të godasë aty ku se ke menduar kurrë !

Koha jote po mbaron. Dhe pas saj, nuk ka as lavdi, as hakmarrje – veç vetmi dhe peshë mëkatesh që do të ndjekë deri në ferr !
Mallkimi i një kombi…

About Krye Redaktor

Check Also

Turizmi që do Partia Shtet; seks-drogë e rrumpallë!

Nga Alba KEPI Turizmi shqiptar ka shënuar këtë mëngjes një tjetër arritje të radhës; Quhet …