Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një konferencë shtypi se, “interesi më i mirë i shqiptarëve nuk është të shkohet drejt BE-së si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë”.
“Dhe e falenderoj edhe njëherë për Këshillin e përgjithshëm të BE-së për vendimin e drejtë në interesin më të mirë të shqiptarëve.
Interesi më i mirë i shqiptarëve nuk është të shkohet drejt BE-së si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.
Interesi i shqiptarëve nuk është të shkohet drejt BE-së me një padrino, me një Toto Rina, apo El Chiapo në zyrën e kryeminsitrit.
Interesi i shqiptarëve nuk është që Shqipëria të eksportojë lirshëm kriminalitet drejt vendeve të BE-së. Jo e jo.
Interesi i BE-së është që Shqipëria të jetë vend i shtetit ligjor, i zgjedhjeve të lira, i luftës me zero tolerancë ndaj krimit, i ndëshkimit të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar gjer në palcë.
Interesi i BE-së është që tregu shqiptar në përputhje me rregullat të jetë i hapur për shqiptarët dhe për investitorët dhe sipërmarrësit e vendeve të BE-së, ashtu siç ka firmosur Shqipëria në marrëveshjen e stabilizim asoociimit.
Ndaj dhe rikthesova edhe njëherë para shqiptarëve zotimin tim solemn.
Unë e kuptoj se mendjen e keni tek çështja e ditës, por nuk mund të dal para jush pa paraqitur shqiptarëve kapituj të programeve të PD-së që kanë rëndësi jetike për të sotmen dhe të ardhmen e tyre”, tha Berisha.
Gazeta RD