Këneta që Edi Rama krijoi

Nga Redin HAFIZI

Administrata antiAmerikane që humbi zgjedhjet rezultoi si një administratë antiShqiptare, pro lindje dhe haxhiqamiliste. Rama ndjek një yll që nuk lëviz ujërat në Shqipëri. Ai kërkon të mbajë minjtë e tij nën kënetë e kallamishte, ndërkohë bufi vazhdon atë që duhet të bëjë, të ndalojë minjtë duke i mbytur.

Që Edi Rama ka qenë, është dhe do të mbetet si Haxhi Qamili i shekullit 21, nuk mund të vihet në diskutim. Ai luftoi kundër çdo ligji në parlament ku synohej integrimi i Shqipërisë në Europë. Pra e vjetra, uji i ndenjur është këneta që mbledh më shumë minjtë mes ujit the kallamishtave. Bufi vjen se ndjen erën e pisllëkut që minjtë krijojnë. Ka një element që i bën minjtë të lëvizin dhe ky është tërmeti. Zgjedhjet janë një formë tërmeti për minjtë si Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Toni Gogu, dhe minjtë e vegjël të tyre. Ata po lëvizin por siç ua ka thënë lideri i tyre, bufi vret minjtë e kënetës. Pra, kush është bufi që mbyt minjtë. Miu mbetet mi. Ndërkohë bufi ka krahë.

Është Edi Rama njeriu që Shqipërinë e mbajti larg Europës. Ishte ai në bashkëpunim me Soros që të mbajë Shqipërinë në kënetën ndërkombëtare. Është ai që do ta mbajë përjetë Shqipërinë në kënetë vetëm duke paguar burokratë me paratë e mafies që kontrollohen nga Alex Soros. Shqiptarët nuk meritojnë të gënjehen dhe u duhet thënë e vërteta se kurrë nuk mund të pranohet në Europë një vend që drejtohet nga mafia. Një mafie specifike, më shumë në bursat e botës, por që fuqinë e ka patur në zyrat e politikës së jashtme në USA dhe BE.

Ka ardhur fundi dhe opozita Shqiptare duhet të kërkojë shkarkimin e zyrtares për zgjerim, pasi duket si një zgjerim i politikës Soros, në vend që të jetë zgjerim Europian. Ndërkohë ne sot e dimë se në USA këneta quhet “Deep State” që u krijua nga Obama, Soros dhe Clinton. Këto lidhje ende janë në nivelin më të lartë në qeverrisjen e Shqipërisë. Fatkeqësisht për popullin Shqiptar që nuk pranon të jetojë në kënetë, administrata antiAmerikane ishte gjithashtu një administratë antiShqiptare. Sulmet kundër opozitës ishin të ngjashme me sulmet që BRSS bënin kundër një prifti në Hungari me emrin Imre Nagi. Nuk mund të kthehet USA në BRSS për të diktuar opozitën dhe qeverrisjen. Ne jemi mësuar që të shohim USA si yll të lëvizjes së ujërave, ndërkohë që në Shqipëri ka qenë si uj pa yll të lëvizjes dhe për këtë shkak ka mbetur moçal. Rama ndjek një yll që nuk lëviz ujëra dhe për këtë ai do të humbë zgjedhjet në 11 Maj, 2025.

About Redaksia

Check Also

Nga loti te lotët…

Nga Lutfi DERVISHI Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në …