KQZ urdhëron xhepistin Basha të heqë simbolet e PD

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Lulzim Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike në ambientet private që po përdor.

Gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtuar ankimimi i Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi deklaroi se për zbatimin e vendimit o të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit.

Gjithashtu deklaroi se do të caktohet edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për tu hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit.

Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

About Redaksia

Check Also

Edvin, 10 gushti është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Nga Sali BERISHA Edvin! Dje ishte 38 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror …