Protesta në qytetet e mëdha të Turqisë, përplasje të ashpra me policinë

Protestat kanë shpërthyer në qytetet më të mëdha të Turqisë në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar Ekrem Imamoglu. Mijëra manifestues u përleshën me forcat e rendit në Stamboll, Ankara e Izmir për të kundërshtuar arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamollu i cili pritet të zyrtarizohet si kandidat i opozitës për zgjedhjet presidenciale të 2028-ës, ku mund të rikandidojë edhe Rexhep Taip Erdogani pas ndryshimeve kushtetuese.

Policia përdori topat me ujë për të shpërndarë protestuesit në Izmir, pas urdhrit të autoriteteve për ndalimin e tubimeve. Ndërsa në Ankara, policët përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës kundër turmave të irrituara.

Ministri i Brendshëm njoftoi arrestimin e 37 personave, nga 261 menaxhues të rrjeteve sociale të identifikuar për postimin e materialeve që nxitën protesta dhe urrejtje masive pas arresitmit të kryebashkiakut të Stambollit. Në reagimin e tij të parë pas arrestimit të Imamollusë, presidenti turk akuzoi protestuesit se kanë humbur mendjen. Sipas tij, ata janë mashtruar pasi akuzat ndaj Imamollusë për korrupsion janë të rënda dhe rasti nuk është aspak politik.

Ekrem Imamollu pritet të zgjidhet të dielën, kandidat për president i republikanëve në opozitë, pas një votimi ku pritet të marrin pjesë 1.5 milionë anëtarët e partisë.

About Redaksia

Check Also

Protestat në Malin e Zi detyrojnë Alabar të tërhqet nga projekti në Ulqin

Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në këtë qytet në …