Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka kritikuar qeverinë për politikat e saj mbi çmimin e naftës. Ai theksoi se qeveria e trajton naftën si një privilegj të pakicës dhe jo si një energji të domosdoshme për të gjithë shqiptarët.
Berisha premtoi se në një qeverisje të ardhshme, nafta në Shqipëri nuk do të shitet mbi çmimin që shitet në këto dy shtete.
“Rama nuk e bën këtë sepse Rama ka një koncept të veçantë.
Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën.
Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët.
Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni.
Kosova e merr nga Durrësi naftën.
Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro. Që këtu është një ndëshkim për qytetarët”, tha Berisha.