Skandali! Kryebashkiaku kandidat për deputet i jep 1 miliard lekë oligarkut Kalia para zgjedhjeve

Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Bashkisë Dibër, njëkohësisht kandidat i PS për deputet, Rahim Spahiu  si gjithmonë po përdor si mjet  financimi-paratë publike, për të siguruar vota për zgjedhje.

Spahiu ka shpallur fitues të një tenderi të majmë prej 1 MILIARD Lekësh për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi” oligarkun dibran Ramazan Kalia.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për shkelje të barazisë në tender, pasi të gjitha kompanitë e tjera pjesëmarrëse janë skualifikuar nga procedura e prokurimit për motive qesharake.

Kompania fituese është LIQENI VII SHA, zotëruese e koncesionit të HEC-it mbi lumin Seta, me pronar oligarkun dibran Kalia.

Tenderi është paracaktuar për Kalinë. Nëse i hedhim një sy arsyeve të skualifikimit të kompanive të tjera pjesëmarrëse në garë, tenderi është formuluar me kritere fituese për kompaninë e oligarkut dibran, i njohur si financues i PS, një ndër klientët e vjetër përfitues të tenderave publikë në miliarda lekë.

Lidhjet klienteliste të kryebashkiakut socialist do sigurojnë një dorë të mirë votash për Dibrën me 11 Maj. Por ironia qëndron në faktin se paratë e dibranëve i përdor për t’ia dhënë oligarkëve dhe populli prapë del i vjedhur. /Publik Media

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …