PD në 1992 dhe tani/ Berisha: Kanë ngelur idealet dhe parimet që shpalli në atë periudhë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ka folur për 22 marsin e 1992, vit kur demokratët erdhën në pushtet për herë të parë. I pyetur se çfarë ka mbetur në PD nga partia e asaj kohe, Berisha tha se kanë mbetur ideale dhe parimet.

Kryedemokrati tha se partia në ’92 ishte njëlloj si tani, pasi në të dyja periudhat tha ai po përballet me diktaturën, referuar regjimit komunist më 1992 dhe qeverisjes Rama aktualisht.

“Nga PD e ’92 kanë ngelur së pari idealet dhe parimet që ajo shpalli në atë periudhë, sot ajo është një forcë e fuqishme të cilën e shpalli me diktaturën e dytë, kaloi një proces të vështirë dhe të pashembullt. Qeveria u bë bashkë me George Sorosin për asgjësimin e kësaj partie, por dështuan. Po ta marrësh këtë parti është një lloj si 1992, por sot po përballemi me diktaturën tjetër siç është krimi, droga dhe vjedhjet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Darka e “një sekti” të mirëfilltë mafioz!

Skandali Llagami -Bushka thellohet edhe më tej. Personazhe të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, sikurse …