Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, do të ketë mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e të rinjve që do të rikthehen nga emigracioni. Berisha tha se, largimi i trurit, hemoragjia rinore, janë fenomenet më të rënda, plagët më të rënda të këtij vendi.
“Largimi i trurit, hemoragjia rinore, janë fenomenet më të rënda, plagët më të rënda të këtij vendi. Ne do të bëjmë gjithçka nëpërmjet ‘brain gain’ dhe programeve të veçanta për të rinjtë që Shqipëria të bëhet vendi i ëndërrës së tyre, ëndërrës së ditë së tyre.
Për të rinjtë së pari në heqim mesataren dhe i krijojmë mundësitë secilit të provojë fuqitë dhe aftësisë e tij në univeristet.
Së dyti, do të bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve, duke përdorur stimuj dhe incentivë për të gjithë ata që punësojnë të rinj, duke paguar sigurimet shoqërore për një kohë 1 deri në 5 vjeçare sipas sektorit. Duke financuar me grante start upet e tyre, duke kredituar me kredi të buta strehimi dhe çdo çifti të ri.
Pra, Shqipëria që sot është një vend ku të rinjtë nuk imagjinojnë se mund të ndërtojnë ëndërrën e tij, ëndërrën shqiptare, projektin e tyre, ne do ta bëjmë një vend plotësisht të jetueshëm dhe të besueshëm për ëndërrën shqiptare.
Nga ana tjetër ne do të rikthejmë, kemi aktualisht një departament ‘Brain Gain’ me djem e vajza të shkëlqyer të një ekspertize të lartë, dhe jemi në komunukim të vazhdueshëm me to.
Kjo do të zgjerohet për një zbritej të tyre të butë në Shqipëri, për një mbështetje financiare për investime, me një mbështetje financiare për strehimin e tyre, me garancira për punësimin e tyre dhe unë jam optimist.
Pse jam optimist? Sepse në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet, në administratën e shtetit shqiptar kishte gjithsej 1.5% punonjës të shkolluar jashtë shtetit. Kur e dorëzuam e kemi dorëzuar me 22% punonjës të shkolluar jashtë shtetit.
Dhe pa llogaritur qindra të tjerë që u kthyen në jetën e tyre private. Rikthimi i të rinjve dhe shqiptarëve nga jashtë vendi në Shqipëri është kusht themelor për ‘Shqipërinë Madhështore’ dhe ne jemi të bindur se ne do e realizojmë këtë duke lehtësuar 5 vite pa asnjë taksë të gjithë shqiptarët jashtë vendit që do vijnë të investojnë në vendin e tyre dhe me favorizime të tjera”, tha Berisha.
