Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ish-kryeministri Sali Berisha shpalosi disa nga pikat e programit të tij elektoral me të cilat ai kërkon votën e shqiptarëve në 11 maj. Por a do të jetë 11 maji dita që do të shënojë rikthimin e tretë të Sali Berishës.
Kreu i PD heq paralele mes atyre ndodhive që kanë karakterizuar qeverisjen aktuale, sipas tij më të keqen që ka patur ndonjëherë Shqipëria, dhe asaj se çfarë do të bëjë ndryshe ai. Berisha zotohet se do të reduktojë shpenzimet e nevojshme duke shtuar se kjo do të bëjë të mundur krijimin e kushteve për rritjen e pagave dhe pensioneve të ulta.
Biznesi i vogël, tha Berisha, nuk do ta paguajë energjinë elektrike deri 24 lekë kilovati, por vetëm 6 lekë.
Sali Berisha: Shqiptarëve do t’u rikthejmë paratë. Kjo do t’i çojë ata drejt mirëqenies. Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Kjo i nxjerr nga varfëria ekstreme. Do vendosim rrogën minimale 500 euro dhe do të vendosim rrogën mesatare 1200 euro. Me këto tre lëvizje të fuqishme ne atakojmë varfërinë ekstreme së pari tek shtresat në nevojë dhe së dyti te ata që marrin rrogë mestare.
Ku do i gjejmë paratë? Këto para janë disponibël. Nuk do ketë më udhëtime kryeministri 21 mln euro në 2 vite avion taksi se ato përbëjnë 131 mijë pensione.
S’do hap shishe 36 mijë euro se përbëjnë dhjetëra pensione, s’do vendos instalacione si kopshti i Edenit në Kryeministri se ato përbëjnë 30 mijë pensione, nuk do ulet ministrja me biftek 1 mijë euro se ato janë pensione pjata. Nuk do të ketë rritje të pagave të larta. Kjo sepse shkalla mes rrogës së ulët dhe rrogës së lartë është bërë ccnjerëzore. Presidenti i SHBA merr sa 4-5 rroga mesatare, kurse në Shqipëri presidenit merr 10 rroga. Kjo është shumë anormale.
Ne synojmë bizneset e vogla të cilët vërtetë janë pa taksa, por paguajnë energjinë 18-24 lekë kilovat, energjia do paguhet me 6 lekë/kë. Ne synojmë profesionet e lira, zonja Tabaku bëri një betejë shumë të suksesshme dhe ata janë pa taksën që u vuri Edi Rama. Do ketë një “kufi te thana” për taksat lokale e cila nuk do të jetë më shumë se 1% e xhiros së tyre. Ne synojmë të rinjtë. Ëndrra e tyre duhet të ndërtohet në Shqipëri.
Garantojmë heqjen e mesatares për hyrjet në universitet dhe shkollim, do të ketë një sistem të instaluar për punësimnin e tyre, bonuse për çdo të ri të punësuar, heqjen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore, mbvështetje financiare për start up-et e tyre, bizneset e tyre, do mbështesim rikthimin e diasporës. Shqipëria e ka jetike jo vetëm votën e diasporës, por edhe për invesdtimet e tyre. 5 vite asnjë taksë për shqiptarët jashtë atdheut që kthehet.