Atird Hoxha
I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë të padëshiruar, ka nisur të sajojë takime me gjoja të rinj të Forumit Rinor të PD. Një farsë e neveritshme!
Këta në video? Rilindas, që vetë ose prindërit e tyre kanë vjedhur Vlorën për 12 vjet.
Mes tyre, një e marrë peng që dikur ka qenë në FRPD.
Ai që bleu Lulin, nuk e ka për gjë të blejë edhe një ‘Lule’ këtu.
Por e vërteta është një:
FRPD nuk blihet! FRPD nuk shantazhohet!
Një nga strukturat më të forta të Partisë Demokratike, që duket se po i prish gjumin ‘liderit global’, i përbuz pengjet dhe mercenarët e Ramës.
FRPD do ta kesh përballë!
Mos guxo të mendosh se me shantazhe, provokime dhe lojëra të pista politike do të intimidosh demokratët e Vlorës dhe të Shqipërisë!
Ne nuk kemi dyshime, ky vepron në panik të plotë! Sepse e di që demokratët e Vlorës janë të bashkuar dhe të vendosur. Ata nuk kanë lidhje me individët që sot reklamohen si pjesë e Forumit, ndërkohë që vetë, apo familjarët e tyre, kanë qenë të punësuar prej kohësh në qeverinë e kllounit politik. Dhe pikërisht kjo ishte arsyeja e shkëputjes së tyre prej vitesh nga FRPD!
Klloun, merru me kandidatët e tu! Ata tashmë kanë filluar të ngrenë dorën kundër njëri-tjetrit. Dhe prit çfarë do të dëgjojnë veshët e vlonjatëve për ata që u ke servirur me këtë listë!
Ne, demokratët, do të marshojmë të sigurt drejt fitores më 11 maj!
Ndërsa për ty dhe ata që të rrethojnë, dihet fundi.