Ahmetaj tregon se si do të eleminohej në burg

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka rrëfyer së fundmi për kërcënimet me jetë që i janë bërë.

Gjatë një interviste për gazetarin holandez Vincent W. J. van Gerven Oei, Ahmetaj deklaroi se kërcënimet ndaj tij nisën që në momentin që u shkarkua nga detyra e ministrit.

Ai foli për tre episode kërcënimesh, ndërsa shtoi se nëse do të futet në burg, nuk do të dalë i gjallë nga andej.

“Kam marrë kërcënime personalisht. Së pari, një telefonatë direkte nga burgu, shumë e qartë: “Do të të vrasim. Të shohim nga kamerat kur parkon makinën, kur merr fëmijën”, etj. Ata kishin akses tek kamerat e pallatit në Tiranë ku kisha marrë një apartament me qira.

Kërcënimi i dytë ishte një telefonatë tjetër nga një numër britanik që nuk e njihja. Dhe i treti ishte një person me motor. Ishte si në një film mafioz. Po ecja në rrugë dhe ky person më afrohet: “Përshëndetje, Arben.” Unë i përgjigjem: “Përshëndetje, si je?” Dhe ai më thotë: “Pra, po ecën?” “Epo, kam ecur gjithë jetën time.” Dhe pastaj ai thotë: “Po, por aty do ta gjesh vdekjen.”

Pastaj ndodhi një incident te Parku i Liqenit të Tiranës, ku u përpoqën të bënin një foto të foshnjës sime të sapolindur. Gruaja ime e tanishme kishte punësuar një dado filipinase dhe në një moment ajo po qante. Doli se ishte kërcënuar për të bërë foto e video të miat dhe të asaj që ndodhte në shtëpinë time dhe për t’ua dorëzuar këto njerëzve në një kompani të quajtur Emerald Spa. Atëhere u tmerrova vërtet.

Nëse do të përfundoja në burg, jam i sigurt që nuk do dilja i gjallë nga andej. Duke ditur që jam pak emocional, ata do të kishin krijuar ndonjë incident në burg dhe do të thoshin: “Eh, që ta dini, ngaqë u grind, prandaj u vra”,”- tha Arben Ahmetaj

About Krye Redaktor

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …