Berisha: Chris LaCivita është në aktivitet të plotë, kemi komunikim të përditshëm me të

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të gazetarëve, lidhur me udhëheqësin e fushatës së PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.

Berisha tha se, Chris LaCivita është në aktivitet të plotë, ndërsa shton se PD është në komunikim të përditshëm me të.

“Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.

Të vazhdueshëm, online.

Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.

Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje.

Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një histori me prostituta e ministrit të ri të Ramës

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më …