Paketa e dhembshurisë mund të ishte bërë që këtë vit, por Ramës ja verbon sytë luksi ku jeton!

Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i PD, Sali Berisha ka folur edhe për Paketën e Dhembshurisë që është projektuar nga PD. Berisha tha se, ky premtim është vetëm fillestar, premtimi prapa tij është ‘shqiptarët më mirë të paguarit në rajon.

“Së pari, do të marrim paketën e dhembshurisë që e quajmë ne.

Paketa e dhembshurisë ju siguroj 100% se, mund të realizohej absolutisht që këtë vit.

Po të kishte vullnet qeveria, po të kishte ndjeshmëri qeveria ndaj këtyre hallexhinjve, nga ai 8 miliardë buxhet do të linte 25% për rrogat dhe pensione. Do të linte 2 miliardë. Dhe me 2 miliardë i jepte përgjigje totale të gjitha premtimeve për rritjen e rrogës mesatare në 1250 euro, rritjen e rrogës minimale në 500 euro, vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve dhe këto maksimumi kaq ishin.

Po ky çfarë nisën? Ky thotë se s’më lejon fondi, u thotë pensionistëve se, fondi i pensioneve është i juaji, unë nuk mund të marr paratë e buxhetit e ti sjell tek fondi juaj, në një kohë kur është bërë gjatë qeverisjes së mëparshme jo njëherë, por disa herë, ndaj dhe pensionet e u rritën nga 36 euro në 82 euro pensioni minimal. Ndaj pensioni mesatar u rrit nga 90 në 145 euro dhe pensionet maksimale u rritën me 30%.

Dhe nuk pësoi asnjë lloj destabilizimi, fare.

Ky premtim është vetëm fillestar. Premtimi prapa tij është ‘shqiptarët më mirë të paguarit në rajon’.

Kur shqiptarët më mirë të paguarit në rajon, atëherë vazhdoj që të mos ua dalë kush përpara dhe jemi shumë në rregull.

Vetëm pashpirtësia dhe mungesa e predispozitës. Kujt i thotë ai, se po të ndërhyrë në fondin e pensioneve, po të çojë para nga buxheti, bëhet qameti, përmbyset Shqipëria, kthehemi në mesjetë.

Këta janë gënjeshtrat e një njeriu që nuk e ka për gjë të tallet me ata të cilët s’kanë dhe ia verbon sytë luksi në të cilin jeton. Kopshti i Edenit, shishja 33600 euro, avioni privat si sulltan. Por njeriu nuk mund ta thotë atë fjalë.

Po pse Albin Kurti mori 100 mln euro dhe i çoi në fondin e pensioneve para 4 muajve dhe u tha pensionistëve se me këto 100 mln euro, secili nga ju do të ketë një pension 20% më të lartë.

Nuk jemi një vend ne si Britania e Madhe, Franca apo Gjermania me një traditë të madhe fondesh pensionesh, etj., ne po e konsolidojmë, kjo është historia jonë. Nuk ka asnjë lloj pengese”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …