Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një konferencë shtypi duke folur për projektin e partisë së tij për qeverisjen pas 11 majit tha se, Programi ekonomik i PD do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe do të hapë masivisht vende pune.
“A mjafton një mandat? Plotësisht. Ku e bazoj këtë? Unë e bazoj në eksperiencën e parë. Ne nuk ecim në rrugë të panjohur tani. Kur kemi vendosur për herë të parë taksën 10%, FMN është ndarë mënjanë, na ka thënë se, ju bëjeni ne do ju vëzhgojmë. Ne nuk u këshillojmë ta bëni, ne u këshillojmë të gjejmë një rrugë të ndërmjetme.
Jo i thamë ne, do ta bëjmë se e kemi premtim dhe ne e bëmë. Çfarë ndodhi? Ndodhi që pas 6 muajsh ne na u krijuan të ardhura shumë më tepër. Jo që nuk na u ulën, por të ardhurat na u rritën në mënyrë të ndjeshme. Por çfarë bëmë ne? Ua lamë prap biznesit ato të ardhura. Ua ulëm prap taksa të tjera.
Tani ne kemi një rrugë të njohur ne këtë, ndaj ne japim garanci të plotë se, jo që nuk do të cenojë, por do të forcojë stabilitetin ekonomik, do krijojë masivisht punësim, do të nxisë masivisht prodhimin.
Në 8 vite, nëse ju do të merrni dhe studioni, eksportet që janë prodhim, eksportet u rritën me 320%. Eksportet po bien në mënyrën më dramatike nga muaji në muaj, nga viti në vit.
Kam parë të dhënat e fundit, janë tronditëse. Ka ra nga Janari në muajin Shkurt, kanë rënë 28%. Rënie dramatike, po i mbyllin. I shkatërroi euro. Euro është bërë një monedhë toksike për Shqipërinë.
Bordi çfarë do të bëjë bordi. Këtë mund ta bënte qeveria pa asnjë lloj vështirësie. Bordi përcakton çdo sipërmarrje, cila është goditja që merr nga narko euro dhe ja kompenson. Kaq.
Nuk hy dot në kursin e këmbimit qeveria. Ne krijojmë një bord dhe kompensojmë eksportuesin për aq sa humbet nga kursi i këmbimit në mënyrë që ai të punojë i qetë”, tha Berisha.