Unë e mbaj çdo fjalë të dhënë! Nuk ndalem deri sa të dalim në krye të rajonit me rrogat dhe pensionet

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se asnjëherë nuk e ka shkelur fjalën e dhënë, ndërsa ka premtuar të mos ndalet deri sa Shqipëria të dalë e para në rajon për pagat dhe pensionet.

Duke folur në konferencën me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se nuk e bën kurrë një premtim pa u menduar mirë për të.

“Unë mendoj se garancia më e madhe qëndron në memorien e shqiptarëve, të cilët në rast se rikthehen dhe lexojnë në memorien e tyre, do të gjejnë se, unë e kam mbajtur fjalën ndaj tyre.

E kam mbajtur fjalën edhe kur ajo ka patur një çmim shumë të madh, sepse do të thuash do të dyfishoj rrogat, në fakt jo për lavdërim, por nuk di ndonjë tjetër ta ketë bërë atë, në një kohë të shkurtër qe e kemi bërë ne, se pothuajse është e pabëshme, por ne e bëmë.

Të thuash se, do të transformojmë infrastrukturën, ne e bëmë.

Pra unë mendoj se çdo shqiptar mjafton të rikujtojë premtimet kryesore dhe do të gjejë se, ato janë mbajtur.

Ai buxhet është përdorur në mënyrën më të vendosur në interes të qytetarëve shqiptarë. Nëse shqiptarët, një prej tyre gjen një gjë madhore që unë nuk e kam mbajtur, le të ma thotë, por unë i kam mbajtur ato, por unë i kam mbajtur ato edhe i mbaj.

Sepse do të ju them këtu, para se të bëj një premtim e mendoj jo 7, por 17 herë. Nuk bëj unë premtim kurrë pa e pas menduar mirë.

Unë ju them tjetrën. Këto shifra që unë kam dhënë mund të ishin edhe pak më të larta, por unë kam dhënë shifrat e arsyeshme, sepse unë kam ndërmend të shkoj dhe më lart.

Nuk ndalem deri sa të dalim në krye të rajonit me rrogat dhe pensionet. Atëherë mund të mos ketë nevojë për rritje kaq të mëdhaja, por indeksime dyfish”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …