Ku është LaCivita dhe çfarë po planifikon?

Kjo është pyetje që i është drejtuar Kryetarit të PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp.

“Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, është shprehur Berisha.

“Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.

Të vazhdueshëm, online.

Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.

Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje.

Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Si u gjetën sekretet e SHISH në telefonin e Agasit/ ish-ministri i Drejtësisë tregon skemën

Eduart HALIMI Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye …